Grate, si mund ta parandalojne SIDA-n

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Grate, si mund ta parandalojne SIDA-n

Mesazh  Admin prej Thu Jul 24, 2008 6:12 pm

A jane grate dhe HIV/AIDS ne axhenden tuaj per vitin 2006? Kjo ishte tema e seminarit te organizuar nga Organizata Nderkombetare per Migracionin (IOM) dhe organizatave qeveritare e jo-qeveritare qe operojne ne fushat sociale, ne Shqiperi. Aktualisht, jane te regjistruar 174 raste te diagnostikuar dhe te raportuar me HIV/AIDS ne Shqiperi, 56 prej te cileve jane evidentuar me SIDA. Koordinatorja e IOM-it, Holta Koci, ne diskutimin e saj, u perqendrua ne dy aspekte: Ne parandalimin e HIV/AIDS-it tek grate, pra si mund te behet per te parandaluar kete semundje tek "seksi i dobet", dhe se dyti; si dhe cfare roli luan gruaja vete per parandalimin e virusit. Ndersa perfaqesuesja e Drejtorise se Politikave te Planifikimit ne Ministrine e Shendetesise, Ciljeta Pasholli tha se, "jane marre masat e duhura per mjekimin apo edhe parandalimin e kesaj semundjeje, por problematike paraqitet situata per shkak levizjeve te popullates, sidomos kur ajo eshte e pakontrolluar". Ajo beri nje krahasim me vendet e tjera te Evropes Perendimore, dhe Shqiperia ka nje shifer te vogel te te infektuarve me SIDA. Prane Institutit te Shendetit Publik funksionon Programi Kombetar i HIV/AIDS-it, por per Pashollin, mbetet gjithashtu shqetesues rritja e numrit te te infektuarve nga viti ne vit. "Nese para vitit 2000 mesatarisht ishin 6-7 raste ne vit, pas vitit 2000, kjo shifer ka ndryshuar. Aktualisht kemi mesatarisht 20 persona te infektuar ne vit", shtoi perfaqesuesja e ISHP-se, Florinda Balla. Sipas saj, ka nje tendence ne rritje te numrit te rasteve. Vetem per vitin 2005 u regjistruan 28 raste me HIV/AIDS ne Shqiperi (21 meshkuj dhe 7 femra). O.C.

DETAJE

64 % e personave te semure e kane marre infeksionin jashte vendit

36 % e kane marre infeksionin brenda vendit

77 % e jetojne ne zonat urbane

23 % jetojne ne zonat rurale

60 % u perkasin grup-moshave 25-34 vjec dhe 35-44 vjec

28,7 % e rasteve me HIV/AIDS ne Shqiperi u perkasin femrave

Admin
Admin

Numri i postimeve : 42
Join date : 24/07/2008

Shiko profilin e anėtarit http://erotika.forumotion.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi