Kur duhet testuar pėr HIV infeksionin

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Kur duhet testuar pėr HIV infeksionin

Mesazh  Admin prej Thu Jul 24, 2008 6:16 pm

Shumė persona, si meshkujt ashtu edhe femrat, tė moshuarit dhe tė rinjtė, ndihen tė pasigurt kur tė mendojnė pėr kontaktet e veta seksuale me partnerėt e mėhershėm. Nė kėto raste, preferohet testimi. Testi zbulon praninė e antitrupave nė organizėm. Antitrupat paraqiten brenda (2-12) javėve pas infeksionit. Prandaj qė testi tė jetė i sigurt, duhet tė bėhet sė paku pas 12 javėve pas kontaktit me virusin e maksimalisht brenda 6 muajve.

Testimi preferohet nė kėto situata:

Nė rastet kur personat kanė injektuar drogė dhe kanė shkėmbyer shiringat dhe gjilpėrat;
Nėse personi ka pasur marrėdhėnie seksuale tė pambrojtur me personin pėr tė cilin dyshon qė mund tė jetė HIV pozitiv;
Nėse personi ka pasur numėr mė tė madh tė partnerėve seksualė, marrėdhėnie seksuale tė pambrojtura me persona tė panjohur dhe punėtoret e seksit komercial;
Nėse personat, janė trajtuar nga ndonjė sėmundje seksualisht transmisive, hepatitit B dhe C ose u ėshtė diagnostifikuar tuberkulozi vonė;
Nėse personi ankohet nė temperaturėn trupore tė rritur pėr njė kohė mė tė gjatė me etiologji tė panjohur;
Nėse personi ankohet nė njėrėn prej kėtyre sėmundjeve ose simptomeve:
infeksionit mikotik tė organit seksual femėror pėr njė kohė mė tė gjatė, dhe rezistent nė terapi, herpes zoster, i cili recidivon (pėrsėritet shpesh), paraqitjen e psoriazės, e cila nuk ėshtė trashėguese, pezmatime tė rėnda tė mushkėrive tek personat e ri (15-45) vj. dhe proceset inflamatore nė pelvik (legen);
Nėse personi ka partner tė ri dhe planifikon tė ketė marrėdhėnie tė pambrojtur.
HIV-testimi gjithmonė do tė thotė stres. Vetėm pritja e rezultatit mund tė jetė njė pėrvojė e rėndė. Testi negativ vetėm e vėrteton tė kaluarėn, por nuk jep kurrfarė garancioni pėr tė ardhmen. Siguria mund tė gjindet vetėm tek sjelljet seksuale korrekte dhe tė pėrgjegjshme si dhe tek mbrojtja me kondom.HIV-testimi ėshtė respektimi i vullnetit dhe dėshirės suaj.

Admin
Admin

Numri i postimeve : 42
Join date : 24/07/2008

Shiko profilin e anėtarit http://erotika.forumotion.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi