Cilat janė simptomet tek personi HIV-pozitiv

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Cilat janė simptomet tek personi HIV-pozitiv

Mesazh  Admin prej Thu Jul 24, 2008 4:18 pm

Personi pas HIV infeksionit mbetet HIV pozitiv dhe si i tillė mbetet gjatė gjithė jetės. Sėmundja zakonisht ndahet nė disa faza, por praktikisht nuk ka kufij tė qartė midis fazave tė sėmundjes.
Pas 3-6 javė pas infeksionit paraqitet faza e parė, e cila quhet faza akute e HIV infeksionit. Te shumica e kėtyre personave, paraqitet temperaturė e ngritur, dhe gjendje e ngjashme me gjendje gripoze. Shenjat themelore tė sėmundjes janė ethet, rritja e gjėndrave limfatike, dhembje fyti, ekzantemė, dhembjet nė muskuj dhe nyja.
Kėto simptome zhduken edhe pa terapi. Pason faza e gjatė e qetėsisė pa simptome tė theksuara. Gjatė kėsaj kohe mund tė jenė tė rritura gjėndrat limfatike.Edhe pse personi i infektuar nuk ka simptome, virusi ēdo ditė shumėzohet dhe shkatėrron qelizat e atakuara. Kjo fazė e sėmundjes zgjat rreth 10 vjet.
Pas kėsaj faze asimptomatike shfaqet faza me simptome dhe ndahet nė simptomet e hershme, simptome nė fazėn e pėrparuar dhe simptome tė vona.
Nė fazėn e hershme, numri i limfociteve CD4, zvogėlohet nė 100-500/mm3 gjak. Rritja e nyjave limfatike zakonisht ėshtė e padhembshme. Shpesh paraqiten infeksione tė lėkurės (p.sh. herpes zosteri, folikuliti etj.), dermatitis, infeksionet me kėpurdha (kandidiaza) e mukozė tė gojės ose organit seksual femėror.
Ėshtė e mundshme dukuria e pezmatimit tė mushkėrive, sinuseve, reaktivizimi i tuberkulozės dhe sarkoma e Kapos-it. Tek personat, tė cilėt nuk trajtohen me terapi antiretrovirale, kjo fazė zgjat deri nė pesė vjet.
Nė fazėn e pėrparuar, e cila ngjan tek 50 % tė tė sėmurėve, 10 vjet pas infektimit, paraqiten sėmundjet mė tė rėnda, siē janė: Pneumonia ose pezmatimi i mushkėrive me Pneumocistis carini ose diare si pasojė e Criptosporidium-it. Shfaqet toksoplazmoza e trurit, meningjiti kriptokoksik, ose format atipike tė tuberkulozės. Nė kėtė fazė tė sėmundjes janė tė shpeshta anemia dhe simptomet, si ethet, dobėsimi, plogėshtia etj.
Simptomet e dėmtimit tė sistemit nervor, humbja e vullnetit, apatia, depresioni, harresa, rėnia e koncentrimit, ecja jostabile dhe koordinimi i dobėt i lėvizjeve, gjithashtu mund tė jenė prezente.
Te personat e patrajtuar kjo fazė zgjat deri tri vjet.
Nė fazėn e vonė, tė HIV/AIDS-it, paraqitet infeksioni i retinės me cytomegalovirus, limfoma e trurit, infeksioni me mikobaktere atipike, ndėrsa sarcoma e Kapos-it pėrhapet. Poashtu mund tė jenė edhe kėto simptome: humbja e oreksit, nauzea, vjellja, barkqitja, rėnia e peshės trupore dhe dobėsimi i pėrgjithshėm. Tek personat e pashėruar kjo fazė e sėmundjes zgjat njė deri dy vite.
Vetėm 1 % i zhvillon simptomet e sėmundjes sė HIV/AIDS-it brenda dy viteve tė para prej infektimit. Tek 10 % e tė infektuarve, shfaqen simptomet pas 5 vjetesh, ndėrsa tek 50 % tė rasteve shfaqen sėmundjet karakteristike pėr HIV/AIDS-in pas 10 vjetesh prej momentit tė infeksionit. Gjithsej 2 % tė tė infektuarve nuk kanė simptome tė sėmundjes
edhe pas 12 vitesh.

Admin
Admin

Numri i postimeve: 42
Join date: 24/07/2008

Shiko profilin e anėtarit http://erotika.forumotion.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi