Shtatzėnitė e padėshirueshme, 70% e grave fajėsojnė burrat

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Shtatzėnitė e padėshirueshme, 70% e grave fajėsojnė burrat

Mesazh  Admin prej Tue Jul 29, 2008 6:58 pm

Shtatzėni tė padėshirueshme e pėr pasojė edhe aborte qė dėmtojnė rėndė shėndetin e gruas. E ndėrsa planifikimi familjar ėshtė njė ndėr vendimet mė tė rėndėsishme pėr ēdo familje duket se ky proces ėshtė i dėshtuar, sidomos nė zonat rurale. Tė ndodhur pėrballė kėsaj situate rreth 70 pėr qind e grave, pėrgjegjės pėr shtatzėnitė e padėshirueshme bėjnė meshkujt.

Sipas njė studimi tė ISHP-sė, gratė bėjnė pėrgjegjės burrat pėr shtatzėnitė. Burrat, kundra abortit. Ėshtė mėkat!

Studimi

Shtatzėni tė padėshirueshme e pėr pasojė edhe aborte qė dėmtojnė rėndė shėndetin e gruas. E ndėrsa planifikimi familjar ėshtė njė ndėr vendimet mė tė rėndėsishme pėr ēdo familje duket se ky proces ėshtė i dėshtuar, sidomos nė zonat rurale. Tė ndodhur pėrballė kėsaj situate rreth 70 pėr qind e grave, pėrgjegjės pėr shtatzėnitė e padėshirueshme bėjnė meshkujt. Ndėrsa, nga ana tjetėr, meshkujt jo vetėm qė nuk ndihen plotėsisht pėrgjegjės, por janė edhe kundra aborteve. Ky ėshtė rezultati i studimit "Problematikat e Planifikimit Familjar" realizuar nga Instituti i Shėndetit Publik. Studimi ėshtė realizuar nė zonat rurale nė Lezhė, Shkodėr dhe Korēė, nė tė cilėn janė pėrfshirė mijėra gra dhe meshkuj tė intervistuar.

Shtatzėnitė

Femrat theksojnė se nė shumicėn e rasteve pėrgjegjės pėr shtatzėnitė e padėshiruara janė meshkujt. Kėshtu, gjatė intervistave tė tyre ato kanė pohuar se pėrgjegjėse pėr parandalimin e shtatzėnive duhet tė jenė tė dyja palėt, por gjithsesi ato theksojnė se burri ka mė shumė nė dorė pėr tė parandaluar shtatzėnitė e padėshirueshme. "Studimi tregon se tek femrat e intervistuara ndeshet opinioni se pėrgjegjės kryesor pėr njė shtazani tė mundshme ėshtė mashkulli. Jo pak, por 70 pėr qind e tė intervistuarave, burrave ua kanė atribuuar pėrgjegjėsinė pėr shtatzėnitė e padėshiruara",- bėhet e ditur nė studim duke shtuar se ky konkluzion lidhet me faktin qė elementi kryesor pėr tė parandaluar njė shtatzėni tė mundshme, ėshtė kujdesi dhe kontrolli i meshkujve. Ndėrsa nga ana tjetėr, po sipas studimit, meshkujt nuk ua faturojnė fajin vetėm vetes sė tyre, por edhe grave. Nė intervistat e tyre, ata theksojnė se pėrgjegjės pėr shtatzėnitė janė tė dyja palėt njėsoj. Megjithatė, gjatė intervistave, kishte edhe meshkuj qė theksonin se pėrgjegjėse pėr njė shtatzėni tė padėshiruar janė femrat.

Abortet

Aborti konsiderohet pėr rreth 90 pėr qind tė tė intervistuarve si dukuri negative, si nga femrat edhe nga meshkujt. Madje kėta tė fundit, abortin e konsiderojnė edhe mėkat tepėr tė rėndė. Gjithashtu, rezultatet e studimit tregojnė se shumica e meshkujve shprehen se nuk do tė lejonin tė abortonin gratė e tyre edhe sikur tė ndodhte ndonjė shtatzėni e padėshirueshme. Ndėrkohė, specialistėt e ISHP-sė shpjegojnė disa nga pasojat e abortit. Ata e konsiderojnė si proces tepėr negativ qė dėmton shėndetin e gruas dhe gjendjen psikologjike tė saj. Gjithashtu, po sipas specialistėve, aborti i parė ka mundėsi qė tė ndikojė edhe nė mosngeljen shtatzėnė herė tjetėr. Por pasojat mund tė jenė edhe mė tė rėnda, pasi gruaja mund tė vdesė gjatė abortit. Ndėrkohė, abortet mund tė shkaktojnė infeksione tė ndryshme dhe probleme me mitrėn. Aborti, po sipas specialistėve, ėshtė njė eksperiencė traumatike dhe sjell vuajtje tė madhe shpirtėrore. Po ashtu, aborti sjell edhe lodhje fizike pėr femrėn.

90 pėr qind e tė intervistuarve janė kundra abortit, sipas studimit tė ISHP-sė

90 pėr qind e tė intervistuarve shprehen se duan tė kenė sa mė shumė fėmijė

Pasojat e abortit

Aborti mund tė rrezikojė seriozisht jetėn e gruas

Aborti dėmton fizikun e gruas dhe gjendjen psikologjike tė saj

Aborti i parė, ka mundėsi qė tė ndikojė edhe nė mosngeljen shtatzėnė herė tjetėr

Abortet mund tė shkaktojnė infeksione tė ndryshme dhe probleme me mitrėn

Aborti ėshtė njė eksperiencė traumatike dhe sjell vuajtje tė madhe shpirtėrore

Aborti sjell edhe lodhje fizike dhe mendore pėr femrėn

Sipas studimit tė ISHP-sė, 90 pėr qind e tė intervistuarve duan tė kenė fėmijė

Kushtet ekonomike, shkak pėr sa mė pak fėmijė

Kanė dėshirė tė kenė shumė fėmijė, por kėtė e lidhin pikėrisht me gjendjen ekonomike tė familjes. Madje lindjen e fėmijėve e konsiderojnė si pjesėn mė tė bukur tė njė martese, ndaj dhe rritje e fėmijėve vlerėsohet si shumė e rėndėsishme. Kėshtu, studimi i ISHP-sė tregon se shumica e tė intervistuarve kanė dėshirė tė kenė sa mė shumė fėmijė. "Mbi 90 pėr qind e tė intervistuarve shprehen pozitivisht ndaj pasjes sė shumė fėmijėve dhe kufizimi i vetėm pėr kėtė dėshirė, janė kushtet social-ekonomike dhe mundėsitė",- bėhet e ditur nė studim. Sipas studimit, shumica e grave tė intervistuara, numri mesatar i fėmijėve qė dėshirojnė varion nga 2-4 fėmijė. Nga intervistat, po sipas studimit u vu re se shumė gra mendojnė se planifikimi familjar ėshtė i lidhur ngushtė me gjendjen ekonomike tė familjes, nė kuptimin qė nėse njė familje nuk ėshtė nė gjendje tė mirė ekonomike, duhet patjetėr ta planifikojė numrin e fėmijėve pėr t'i rritur. "Pra, gjendja ekonomike shihet si njė domosdoshmėri pėr sigurimin i kushteve sa mė tė mira tė jetesės pėr fėmijėt dhe gjithė familjen. Kjo ėshtė edhe arsyeja kryesore qė kushtėzon shumicėn e ēifteve qė tė bėjnė sa mė shumė fėmijė",- bėhet e ditur nė studim.

Admin
Admin

Numri i postimeve : 42
Join date : 24/07/2008

Shiko profilin e anėtarit http://erotika.forumotion.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi