Si te zgjedhim metoden kontraceptive

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Si te zgjedhim metoden kontraceptive

Mesazh  Admin prej Tue Jul 29, 2008 6:58 pm

Metodat kontraceptive te ilustuara ne kete broshure jane te gjitha te prapesueshme,
me nje fjale nese nderpritet perdorimi, humbet efekti kontraceptiv.
Per te zgjedhur metoden e vet kontraceptive, ēdo grua duhet te kete informacione
mbi kontraceptivet qe ekzistojne, mbi rregullat korrekte te perdorimit te secilit, mbi
rreziqet e mundshme per shendetin dhe efektshmerine per te parandaluar shtatezanine.

Informacionet duhet te jepen nga punonjes shendetesore te pregatitur: kujdes
“keshillat e keqija”, shpesh te afermit ose miqte mund te japin informacione te
peraferta ose te pasakta. Mamite e Keshilltori familiar jane persona te pregatitur per
te ndihmuar gruan dhe ēiftin ne zgjedhjen e menyres kontraceptive me te pershtatshme.
Efekteshmeria e nje menyre kontraceptive shprehet ne zotesine per te parandaluar
shtatezanine. Vleresimi i saj duhet te kete parasysh edhe gabimet e mundshme gjate
perdorimit ose perdorimin me nderpritje.
Zgjedhja behet nga gruaja ose nga ēifti ne bashkepunim per personelin shendetesor
(mamija ose gjinekologu), ne baze te nevojave te veta.
Grate e vetme, nenat qe kane lindur nga pak kohe, grate me shume femije, grate qe
nderrojne shpesh partner, ose grate shume te reja, kane nevoja kontraceptive te
ndryshme e specifike.
Menyra e jo-prapesueshme, domethene sterilizimi kirurgjik mashkullor ose femeror qe
sjell pamundesine perfundimtare per te pasur femije, perdoret vetem ne rastet qe
kunderkeshillojne nje shtatezani te metejshme e vetem me autorizimin e qarte te se
interesuares ose te se interesuarit. Sterilizimi duhet te jete nje vendim i peshuar mire
nga secili perberes i ēiftit, i marre mbas nje bisede te thelluar me nje ekspert (psh te
Konsultorit).
ZGJEDHJA E KONTRACEPTIVIT ESHTE NJE RAST PER TE VLERESUAR GJENDJEN E
SHENDETIT DHE TE JETES SEKSUALE DHE NDJENJESORE
Momenti i zgjedhjes kontraceptive, dhe i takimit me mamine ose gjinekologun/en e
Konsultorit Familiar (ose me mjekun e familjes), mund te paraqese edhe rastin per
te vleresuar gjendjen shendetesore te organeve seksuale. Mund te diskutohet mundesia
e disa kontrolleve te nevojshme (vizita gjinekologjike, senollogjike e Pap test) per
t'u bere me tej.
Ne keto biseda mund te sqarohen liresisht dyshime ose probleme te lidhura me
seksualitetin si femeror ashtu edhe mashkullor. Me fjale te tjera, se bashku me
operatoret shendetesore, duke respektuar plotesisht jeten private te secilit, mund
te flitet per probleme si mungesa e deshires seksuale, derdhja e parakohshme e fares,
veshtiresia e eksitimit dhe/ose mungesa e orgazmes.

Admin
Admin

Numri i postimeve : 42
Join date : 24/07/2008

Shiko profilin e anėtarit http://erotika.forumotion.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi