Perse sherben kontraceptimi

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Perse sherben kontraceptimi

Mesazh  Admin prej Tue Jul 29, 2008 7:02 pm

Seksualiteti eshte perberesi natyror e jetesor i secilit prej nesh. Eshte e rendesishme
per te gjithe te jetojne nje seksualitet qe shperblen dhe jep kenaqesi, qe lejon nje
shkembim ndjenjash dhe dashurie, qe bazohet ne respektin reciprok. Seksualiteti,
perveē faktit se i sherben mbijeteses se races njerezore, me nje fjale riprodhimit,
eshte edhe nje menyre e veēante dhe intime per te hyre ne marredhenie me nje person
tjeter. Pikerisht sepse seksualiteti shpreh nje nevoje ndjesore jetesore, ka momente
ose periudha te jetes ne te cilat deshirohet te jetohet plotesisht per vleren e tij te
shkembimit ndermjet personave, dhe jo per nderlikimet riprodhuese. Per kete duhet
te njihen metodat kontraceptive, ne menyre qe te zgjidhet liresisht parasegjithash
nese ti perdorim, dhe me pas cilat nder ta te perdorim si me te pershtatshmet per
nevojat tona personale.
Me fjalen “kontraceptim” kuptojme mundesine per evituar qe pas raportit seksual te
kemi nje shtatezani. Ne kete menyre ai behet nje mjet per te lidhur ngjitjen me barre
me mundesine per ta pritur femijen me dashuri pas lindjes se tij.
Nje grua ose nje ēift mund te kene shume arsye per te mos dashur nje shtatezani.
Rradhisim disa nga keto arsye, duke treguar histori grash te huaja, te ardhura ne
Emilia-Romagna.
Gifti, Olena, Fatima, gjinden ne Itali nga pak kohe. Nder ta, dikush mendon te rrije
per pak kohe, te tjerat deshirojne te rrine me gjate.
Belen, Asuncion, Joyce kane ardhur ne Itali me pergjegjesine e gjithe familjes, per
te gjetur nje pune dhe per te mbledhur parate qe sherbejne per te ndihmuar njerezit
qe kane lene ne shtepi. Pasi te kene mbledhur shumen qe duhet, disa deshirojne te
kthehen ne shtepi, te tjerat nuk jane te martuara e mendojne te martohen mbas
kthimit.
Aicha, Kira, Valdetre, Iman kane ndjekur burrat, dhe , sapo ardhur ne Itali, kane
kuptuar se sa e veshtire mund te jete jeta ne emigrim.
Kane kuptuar se familja e tyre ne vend te huaj nuk mund t’i vare shpresat ne shume
femije, ose te pakten qe eshte e nevojshme te presin ndermjet nje lindje e tjetres.
Nuk kane te afermit qe t’i ndihmojne ne punet e lodhshme shtepiake dhe ne edukimin
e femijeve, jeta ne Vend te huaj nganjehere eshte shume e ndryshme nga ajo qe
kalohet ne femijeri. Shkolla, megjithese eshte nje ndihme, kerkon gjithsesi kohe e
pune per nje nene.
Valbona, Edoukou, Melika, Luan kane ardhur ne Itali sepse deshironin te gjenin nje
rrugezgjidhje per te ardhmen e tyre. Ketu grate, te pakten sipas te thenave, duhet
te kene me shume mundesi e te jene me te lira. Por kerkimi i nje rruge per te ardhmen,
duke qene vetem, mund te jete i lodhshem e mund te thote te mos te kesh menjehere
mundesine per t’u bere nene.

Te gjitha keta gra me histori e projekte jete shume te ndryshme mes tyre kane te
perbashket nevojen per te vendosur kur te kene nje femije e kur te mund te evitojne
shtatezanine, te pakten ne nje periudhe te caktuar te jetes se tyre.
Perdorimi i nje metode kontraceptimi lejon te kesh marredhenie seksuale te qeta dhe
vetedijeshme, pa frike shtatezanish te papritura

Admin
Admin

Numri i postimeve : 42
Join date : 24/07/2008

Shiko profilin e anėtarit http://erotika.forumotion.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi