Metodat natyrore te kontraceptimit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Metodat natyrore te kontraceptimit

Mesazh  Admin prej Tue Jul 29, 2008 7:04 pm

Te dallojme ditet pjellore dhe te shmangim raportet seksuale ne periudha te caktuara.

Metodat natyrore te kontraceptimit ndihmojne dallimin e periudhes pjellore te gruas.
Mund te jene te dobishme si per grate qe duan te parandalojne shtatezanine ashtu
dhe per ata qe deshirojne te ngjiten me barre dhe te kene nje shtatezani. Ka dite qe
gruaja eshte pjellore, dite ne te cilat nuk eshte dhe dite ne te cilat pjelloria eshte e
pakte por e mundshme. Ditet pjellore dallohen nepermes shenjave subjektive dhe
matjeve.
Ne pergjithesi gruaja mund te mbetet me barre pas nje raporti “komplet”, domethene
me derdhje fare ne vagjine, pak a shume 6 dite ne muaj, pra tre dite para vezimit,
diten e vezimit dhe dy ditet qe pasojne.
Qellimi i ketyre metodave eshte qe te dallojne periudhen pjellore. Ēiftet qe deshirojne
te shmangin shtatezanine duhet te ruhen nga raportet gjate nje periudhe te tille.
Nga ana tjeter, ēiftet qe deshirojne te kene nje shtatezani duhet te perqendrojne
raportet vagjinore ne ditet pjellore.
Nese llogaritet efektshmeria reale e menyrave natyrore ne nje vit, mund te thuhet
se nder 100 ēifte vetem 20 prej tyre do te kene nje shtatezani. Ne rast perdorimi te
sakte siguria rritet, perqindja e shtatezanise ndryshon nga 5-9 nder 100 ēifte.
Duhet gjithsesi te mesojme t’i perdorim ne menyre te sakte keto metoda. Mamite e
Konsultoreve mund t’ju japin te gjitha informacionet e duhura per te sqaruar dyshimet
e rastit.
Ne vazhdim, ilustrohen ne menyre te permbledhur metodat kontraceptive natyrore,
duke kujtuar se eshte e nevojshme shmangja e raporteve seksuale ne ditet e konsideruara
pjellore per gruan.

Metoda e temperatures baze
Eshte llogaritur duke vrojtuar
ndryshimet e temperatures trupore
te gruas, gjate ciklit mujor. Matja
e perditshme e temperatures, e bere
sapo zgjuar ne mengjes, me
termometrin perkates, i lejon gruas
te dalloje periudhen pjellore te ciklit
te vet.
e perditshem te pamjes e te trashesise se mukusit vagjinor,
dhe te vleresimit te pershtypjeve subjektive qe gruaja ka ne nivelin e organeve gjinore
te jashtme. Mbi keto vleresime dallohen ditet pjellore.
Metoda sintotermike
Kjo menyre bashkon rregjistrimin e temperatures trupore me vrojtimin e karakteristikave
te mukusit vagjinor dhe shenja te tjera qe shoqerojne vezimin, si ndryshimet e qafes
se mitres dhe tensioni i gjendrave te gjiut.
Menyra e dallimit te periudhes pjellore me kompjuter
Behet nepermes nje kompjuteri te vogel qe eshte ne gjendje te mbaje ne kujtese
informacione mbi karakteristikat e te permuajshmeve personale dhe te mase ne urinen
e mengjesit te dhenat e dy hormoneve nepermes shiritave shenues. Mund te perdoret
vetem nga gra qe kane cikle qe zgjasin nga 25/35 dite.
DOBITE
Keto metoda nuk kerkojne vizita mjeksore kontrolli ose perdorimin e substanzave
mjekesore. Pranohen nga shume besime fetare. Rrisin mundesine per te njohur
funksionimin e trupit dhe besimin mes burrit e gruas.
TE METAT
Bazohen mbi marreveshjen e partnereve per te shmangur
raportet vagjinore ne periudhen pjellore, per
disa ēifte nevoja per t’u ruajtur nga
raportet vagjinore gjate periudhes pjellore
shkakton stres. Gjithashtu duhet marre
parasysh qe mund te kete raste (prania
e infeksioneve, perdorimi i lavazheve
vagjinore, perdorimi i gjel-it, ose
spermicideve vagjinore) qe ndryshojne
temperaturen trupore, ose karakteristikat
e mukusit vagjinor, e per rrjedhoje nuk
bejne te sigurt interpretimin e te dhenave.
KOSTOJA
Nuk kushtojne asgje, me perjashtim te metodes se
dallimit te periudhes pjellore me kompjuter ose te termometrit
per te matur temperaturen baze.

Admin
Admin

Numri i postimeve : 42
Join date : 24/07/2008

Shiko profilin e anėtarit http://erotika.forumotion.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi