Hapi - Pilula

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Hapi - Pilula

Mesazh  Admin prej Tue Jul 29, 2008 7:07 pm

Ēfare eshte?
Eshte emri i dhene kontraceptimit nepermes gojes. Me e perdorura formohet nga perberja
(pilula e perbere) e dy hormoneve femerore: esterogjene e progesterone. Parandalon
shtatezanine duke bllokuar vezimin e duke ndryshuar rolin e mukusit te mitres dhe te
tubes.


Eshte shume e efektshme per te parandaluar shtatezanine, mbasi nder 100 gra qe e perdorin
ne nje vit pa gabime vetem 0.5 % mund te kene nje shtatezani. Duke pasur parasysh
gabimet me te zakonshme 3 gra nder 100 mund te kene nje shtatezani.
Perveē rolit kontraceptiv, pilula perdoret me sukses per shume patologji femerore.
Kerkon saktesi gjate perdorimit, prandaj eshte mire qe gruaja te marre masa per te mos
harruar ta pije.

SI VEPROHET
Pilula duhet te jipet nga mjeku (i Keshilltorit familjar ose mjeku
i familjes), qe shqyrton historine klinike, ben nje vizite mjeksore,
ben pap test dhe ne qofte nevoja analizat e gjakut. Sidoqofte
keshillohen kontrolle periodike ēdo vit.
Mbas nje abortimi, nese nuk ka kunderkeshillime, mund te mirret
qe nga dita e operacionit.
Ne 6 muajt e pare mbas lindjes, nese gruaja ushqen femijen me
gjiun e vet, eshte e preferueshme te perdoret nje lloj i veēante pilule, qe quhet edhe
“minipilula”, qe nuk nderhyn me sasine e qumeshtit te prodhuar.
DOBITE
Pilula eshte shume e efektshme, nese mirret me rregull. Pasojat jane te prapesueshme,
me nje fjale nderpriten ne ēastin ne te cilin nuk mirret me.
Kryen role te dobishme: rregullon te permuajshmet dhe pakeson dhimbjet, pakeson fluksin
e te permuajshmeve duke parandaluar anemine, kuron aknen.
TE METAT
Ka nevoje per kontrolle mjekesore (ne Keshilltorin familjar ose tek mjeku i familjes) para
dhe gjate marrjes. Jo te gjitha grate kane kushtet fizike per ta marre (psh. kunderkeshillohet
ne grate me tension te larte, semundjet tromboembolike dhe ne grate qe pijne shume
duhan). Nuk mbron nga semundjet qe transmetohen seksualisht (si psh. SIDA, hepatitet,
gonorreja), per te cilat eshte i domosdoshem perdorimi i prezervativit.
Rrallehere mund te sjelle shqetesime qe mund te kerkojne nderpritjen e saj: shtim peshe,
dhimbje e fryrje te vazhdueshme te kembeve, dhimbje koke, depresion, ndryshim te deshires
seksuale. Problemet e medha jane shume te rradha dhe zakonisht jane te lidhura me
ērregullimet e mpirjes se gjakut (trombo-hembolite).
KOSTOJA
Ēmimi i ēdo pakete ndryshon sipas llojit, vetem disa lloje jane pjeserisht te pagueshme
nga Sherbimi shendetesor kombetar. Ne kosto duhet perfshire kontrolli fillestar i mjekut
dhe analizat e mundshme

Admin
Admin

Numri i postimeve : 42
Join date : 24/07/2008

Shiko profilin e anėtarit http://erotika.forumotion.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi