Kondomi(Prezervativi ose Parambrojtesi)

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Kondomi(Prezervativi ose Parambrojtesi)

Mesazh  Admin prej Tue Jul 29, 2008 7:07 pm

Ēfare eshte?
Kondomi , zakonisht i quajtur prezervativ ose parambrojtes, eshte nje cipe shume e holle
gome elastike qe duhet te shkohet mbi penis. Mbledh spermen dhe ndalon derdhjen ne
vagjine.
Kondomi, nese perdoret siē duhet, e me nje fjale nese hiqet vetem pas mbarimit te plote
te raportit seksual, shmang shtatezanine: ne nje vit perdorimi nga 6 deri ne 12 gra nder
100 kane mbetur shtatzene, mbrojtja rritet nese perdoret me spermicide (krem, shkume,
film, vezeza).
Kondomi ben qe raporti jete i sigurt edhe kunder infeksioneve qe transmetohen seksualisht
sepse bllokon shkembimin e lengjeve biologjike qe mund te jene te infektuar, por duhet
te perdoret per ēdo raport e per gjithe kohezghatjen e tij. Mbron qe te dy partneret gjate
raporteve vagjinore, gojore dhe anale.
Siguron nje mbrojtje te mire per infeksionet ne vazhdim: Vagjinite nga tricomonas,
Infeksione te organeve gjinore te mbrendshme femerore (i quajtur PID), Gonorreja, Klamidya,
Sifiliti, SIDA. Per infeksione te tjera (kondilomia, Herpes gjenital, hepatit B) mbrojtja
eshte me pak e efektshme.
Kondomi mbron nga infeksionet e transmetueshme seksualisht. Asnje kontraceptiv tjeter
nuk jep kete mbrojtje, por ka kontraceptive me te efektshem per te parandaluar shtatezanine.

SI VEPROHET
Nuk eshte e nevojshme te jipet ose te kontrollohet nga mjeku.Kondomi blihet ne farmaci,
tek duhanshitesi, ne supermerkate ose ne shperndaresit automatike.
Edhe spermacidet shiten lirshem ne farmaci.
Duhet te perdoret me shume delikatese. Paketa nuk duhet mbajtur afer burimeve te te
nxehtit (as siper kruskotit te makines ose ne portafol). Para perdorimit, duhet verifikuar
data e skadimit. Eshte me mire te perdoren prezervative te lubrifikuar; kur nuk jane te
tille, lyhet me nje lubrifikant brenda e jashte ne menyre qe te parandalohet ēarja. Lubrifikantet
duhet te jene me perberje me baze uji (gjel), sepse ata me baze vajrash (krem, vazeline,
burrofresko o vaj) mund te ndihmojne ēarjen.
DOBITE
Nuk paraqet rreziqe per shendetin, nuk kerkon nderhyrje nga ana e mjekut, eshte i lehte
per t'u perdorur. I lejon mashkullit te marre pjese me efektshmeri ne kontraceptim. Eshte
nje zgjidhje e vlershme ne mes te metodave te tjera, edhe per ēiftet e qendrueshme, per
shembull gjate ushqimit me gji te femijes.
TE METAT
Ne rast difektesh te prodhimit ose te perdorimit te gabuar, ekziston rreziku
qe prezervativi te griset ose te zhvishet gjate raportit seksual. Gjithashtu,
partneret mund te gjinden ngushte e ta shohin si
pengese fizike ndermes tyre. Per te shmangur nje gje
te tille eshte me mire te provohet disa here, pa ngut,
mbi penis, para se te fillohet raporti.
KOSTOJA
Kostoja ndryshon sipas llojit dhe vendit ku blihet.

Admin
Admin

Numri i postimeve : 42
Join date : 24/07/2008

Shiko profilin e anėtarit http://erotika.forumotion.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi