Virgjėria e morali i shoqėrisė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Virgjėria e morali i shoqėrisė

Mesazh  Admin prej Thu Jul 24, 2008 5:50 pm

Si pjesė anatomike e fiziologjike e aparatit gjinor vlerėsohet pėr funksionin e diskutueshėm moral e shoqėror. Eshtė kėshtu membrana qė mbyll kanalin gjenital (membrana virginitatis) e cila ndryshon sipas racave. Mbizotėron forma gjysėm hėnore por edhe ajo formėunaze; por nė raste tė tjera paraqitet nė formėn e njė kordoni (aligamenti) nė drejtim horizontal ose vertikal nė mėnyrėn qė kanali vaginal mbetet i ndarė nė dy dritare. Ka pastaj forma tė ēuditėshme tė pėrshkruara edhe nga doktor Luscka tė quajtura imene timbriato, forma qė tė lenė tė dyshosh nė gjykimin pėr virgjėrinė. Njė rast i tillė mė kujtohet edhe mua nė vitin 1922 kur njė ēift me dėshirėn e tij u paraqit tek unė pėr kėtė vizitė. Ēifti nė muajin e mjaltit i shqetėsuar pėr raportin e tyre tė parė pa gjak, vuri nėn akuzė femrėn e cila e fyer u mbrojt si mundi duke iu nėnshtruar me dėshirėn e saj vizitės mjekėsore. Nė kėtė rast membrana ngjante me formėn e koronės qė hapej, ishte diēka e ngjashme me jakat si tė Luigjit XV qė pėrdoreshin nė vitet 1700.

Pra siē duket shumė varet nga ajo fletė e hollė mukoze pa asnjė funksion tė qartė. Nusja ėshtė e ndershme ose e pandershme nga disa pika gjaku qė njollosin bardhėsinė e ēarēafėve nė kontaktin e parė. Bile nė disa popuj kjo ėshtė institucionalizuar; nė Sierra Leone po qe se mungon kjo shenjė martesa anullohet. E sipas zakoneve edhe nė shumė popuj tė tjerė, tė nesėrmen e ditės sė dasmės nė mėngjes vjehrra kontrollon ēarēafėt. Pra paragjykimet pėr kėtė membranė ose ndyshimet e saj nga delikate (imene vagnatela) ose rezistente (imene carnoso, muscolo diafammatico, ligamentoso etj.) dhe anomalitė, qė nė raport me organin e mashkullit mund tė sjellin shkak jo vetėm prishjen e martesės por edhe ngjarje nga mė tragjiket vrasje e vetėvrasje. "Sa jetė rreptėsisht tė helmuara nga elaticiteti e njė veli" thotė Mantegazza. Pėr kėtė do tė ishte vėrtetė e dėshirueshme ajo qė thotė Lombroso: "Zhdukja anatomike e kėsaj shenje tė virgjėrisė e zhvillimi shpirtėror i njeriut, qė tė dijė tė kėrkojė njė tjetėr virgjėri tek gruaja, atė shpirtėrore, qė ėshtė vėrtetė sublime".

Eshtė fatkeq ai qė i jep rėndėsi kėsaj shenje fizike e qė kujton se Natyra ja ka vėnė femrės pėr tė treguar se nuk duhet tė jetė veēse vetėm e njė mashkulli, i cili do tė jetė i pari, sepse "tė jesh i pari ėshtė thellėsisht e ndryshme nga tė jesh i dyti". E se ėshtė krenar e i lumtur se ėshtė i pari qė hyn nė tempull dhe kėnaq menjėherė dy pasione tė mėdha, krenarinė e dashurinė, si dhe kujton se ėshtė mė i garantuar pėr atė qė ka pushtuar i pari e qė nuk e ka gėzuar njeri tjetėr.

Viktimė nė fatkeqėsi bien kėshtu jo vetėm femrat qė e kanė humbur kėtė membranė nga raportet seksuale me dėshirėn e tyre a me forcė por edhe ato qė kanė membranė jo tė zakonshme apo ato qė e kanė humbur si rezultat i njė aksidenti tė zakonshėm qė nė vogėli, plagosje, futje e gishtave nė genital etj. Eshtė pėr fatkeqėsitė qė sjell qė nė vite janė bėrė shpesh rivirgjėri. Kėto janė shfrytėzuar edhe pėr fitim si nga mjekėt e infermierėt ashtu edhe nga gratė prostituta nobile. Mantegazza tregon njė rast qė njė parisiene u dha 82 herė si e virgjėr pėr kėnaqėsinė e atyre qė donin ta ēvirgjėronin.

Po kėshtu edhe organi mashkullor ka cipėn e tij qė ėshtė e njejtė tė paktėn fiziologjikisht, e cila ėshtė njė frenuese e vėrtetė e kėnaqėsive seksuale deri nė pjekurinė e gjendrave gjenitale, atėherė ajo shkatėrrohet. Pra nė tė dy sekset kjo cipė ėshtė njė mbrojtės i kėtyre organeve derisa arrihet pjekuria, derisa kėto organe janė tė gatshėm pėr funksionimin e tyre. Virgjėria e gruas ėshtė objekt krenarie e admirimi; pėr virgjėrinė e burrit nuk flitet.

Pėr tė gjitha kėto qė folėm disa popuj si Kina dhe India, si dikur romakėt pėrdorin deflorimin (ēvirgjėrimin). Ata nuk i japin asnjė rėndėsi morale virgjėrisė e janė vetė nėnat qė ja shkatėrrojnė atė cipė aq tė rėndėsishme vajzave tė tyre qė nė vogėli (dhe ėshtė pėr kėtė arsye qė pėr membranėn nuk shkruhet nė traktatet e anatomisė kineze). Nganjėherė mė duket shumė i mirė zakoni kinez pėr popujt perėndimorė. Por... etiketa e higjena seksuale gjenden nė dy pole tė ndryshėm.

Admin
Admin

Numri i postimeve : 42
Join date : 24/07/2008

Shiko profilin e anėtarit http://erotika.forumotion.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi