*Spiralja_

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

*Spiralja_

Mesazh  Admin prej Tue Jul 29, 2008 7:20 pm

Ēfare eshte?
Eshte nje objekt i vogel plastike elastike me forma te ndryshme, me gjatesi 3-4 centimetra,
pak milimetra i trashe qe, i futur ne zgavren mitrore, parandalon shtatezanine me shume
efektshmeri.
Ne nje vit nder 100 gra qe perdorin kete metode, vetem nje te mbetet shtatzene.
Ka dy lloje spiralesh qe veprojne me mekanizem shume pak te ndryshem mes tyre per te
arritur te njejtin rezultat: spermatozoidet ngadalesohen ose behen te pademshem, mukusi
qe vesh mitren merr karakteristika te papershtatshme per te pritur shtatezanine. Nje tip
spiraleje leshon jone bakri e argjendi per te arritur efektin kontraceptiv, i dyti leshon nje
hormon te ngjashem me progjesteronin (levonorgestrel).
SI VEPROHET
Spiralja duhet te jipet nga mjeku dhe te vendoset nga gjinekologu (psh nga gjinekologu
i Konsultorit), pas nje vizite te kujdesshme mjeksore.
Spiralja ka kohe te gjate veprimi: nga 3 deri ne 5 vjet, sipas llojit, keshtu shpenzimi
fillestar i blerjes justifikohet me shume vjet perdorimi.
DOBITE
Kur vendoset, nuk eshte e nevojshme te shtohen masa te tjera kontraceptive, por, eshte
mire te kujtojme se duhet gjithsesi nje kontroll gjinekologjik periodik (zakonisht nje here
ne vit).
Spiralja vepron vetem mbi aparatin gjinor dhe jo mbi tere trupin. Spiralja qe leshon
hormone (levonorgestrel) ul intensitetin e fluksit te te permuajshmes.
TE METAT
Spiralet qe leshoje jone bakri munden, nganjehere, te zgjasin kohezgjatjen e fluksit te
se permuajshmes dhe te shtojne intensitetin; gjithashtu mund te shtojne dhimbjet e se
permuajshmes.
Ne grate e reja pa femije, ose ne ata qe nderrojne shpesh partner,
spiralja mund te shtoje shpeshtesine dhe rendesen e infeksioneve
te thella, domethene te infeksioneve ne miter dhe vezore.
Spiralja nuk mbron nga shtatezania jashte mitres dhe nga rrjedhojat
e saj. Nuk mund te veteadministrohet nga gruaja: duhet gjinekologu
per ta dhene e vendosur, ka nevoje per
kontrolle gjinekologjike periodike.
KOSTOJA
Kostoja fillestare e paketes eshte
relativisht e madhe. Duke marre
parasysh kohezgjatjen e perdorimit (3-
5 vjet) dhe efektshmerine e larte, mund
te konsiderohet nje metode me kosto te ulet.

Admin
Admin

Numri i postimeve : 42
Join date : 24/07/2008

Shiko profilin e anėtarit http://erotika.forumotion.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi